25 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Zenun Çoçaj

0
125

Sot mbushen 25 vjet nga rënia e Heroit tw Kosovës, Zenun Çoçaj.

Ai ra dëshmor më 4 qershor 1999,  në fshatin Gjonaj të Hasit si pjesëtar i UÇK-së në brigadën 126 në Zonën Operative të Pashtrikut.

Nga ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dëshmorit Çoçaj iu nda urdhri “Hero i Kosovës”.

Ai bashkë me dr. Halil Cikajn, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-së, pos tjerash kanë ndihmuar edhe shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së, të cilët arrinin në fshatrat e zbrazura të Hasit si dhe në malet e Pashtrikut.

Ndryshe Zenun Çoçaj punoi për disa vjet si sekretar shkolle në Gjonaj.

Sot shkolla fillore e fshatit Gjonaj mban emrin “Zenun Çoçaj”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here