2355 gjoba trafiku, 68 aksidente dhe një viktimë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

0
88

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj për 24 orët e fundit, ku vërehet një numër i lartë shkeljesh në komunikacion dhe incidente të tjera të rendit publik, raporton 04 Online.

Gjatë këtij intervali kohor, janë shqiptuar plot 2355 gjoba trafiku, si rezultat i shkeljeve të ndryshme të rregullave rrugore.

Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar 68 aksidente trafiku, ku 41 kanë rezultuar me dëme materiale, 26 me persona të lënduar, ndërsa 1 aksident ka përfunduar tragjikisht me humbje jete.

Sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë, 15 persona janë arrestuar, 10 prej tyre janë ndaluar për mbajtje, ndërsa 1 është dërguar për vuajtje të dënimit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here