23 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

0
485

6 shtatori i vitit 1999 shënon datën kur Policia e Kosovës fillon ekzistencës si institucion i sigurisë.

Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE) në pajtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, hapi shkollën policore dhe nisi trajnimin e kandidatëve të parë për t’u bërë policë të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

176 pjesëtarë ishin nga gjenerata e parë e institucionit që në atë kohë mori emrin Shërbimi Policor i Kosovës.

E që nga themelimi, janë 21 policë që kanë rënë në detyrë.

Të rënët u kujtuan edhe me 26 korrik të këtij viti, në të cilën ceremoni të pranishëm ishin udhëheqësit shtetëror e përfaqësuesit diplomatik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here