23 vite nga masakra e 49 anëtarëve të familjes Berisha në Suharekë

0
465

Në Suharekë, është përkujtuar masakra e vitit 1999 ku forcat serbe vranë e masakruan edhe 49 anëtarë të familjes Berisha.

Në këtë vend, me 26 mars të vitit 1999 forcat serbe , vranë e maskruan e më pas kishin zhdukur 49 anëtarë të familjes Berisha.

Ky vend i tmerrit, vitin e kaluar është kthyer në një muze të dhimbjes që nuk mund të harrohet kurrë, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi.

Para disa vite janë gjetur dhe janë rivarrosur eshtrat e disa prej anëtarëve të kësaj familje: Bujra Berisha, Nexhat Berisha, Faton Berisha dhe Arta Berisha.

Ndryshe, nga masakra mbi familjen Berisha, kanë shpëtuar vetëm tre persona , Gramozi , Vjollca e Shyhrete Berisha, të cilët shpresojnë se një ditë do të ketë drejtësi edhe për familjarët e pafajshëm që nuk janë më në mesin e tyre./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here