22-vjeçarja në Prizren denoncon vjehrrin në Polici: Më përzuri nga shtëpia

0
372
Foto: Ilustrim

Pavarësisht rasteve të tmerrshme të cilat shumë herë kanë përfunduar me fatalitet, dhuna në familjet kosovare nuk po ka të ndalur. Viktimat më të shpeshta po vazhdojnë të jenë gratë, të cilat po përjetojnë në vazhdimësi dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët, por edhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, ku një 22-vjeçare ka denoncuar vjehrrin e saj për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka deklaruar pas disa konflikteve që kishte me kunatën e saj, vjehrri e ka dëbuar nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është ftuar që të paraqitet në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit në stacion policor./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here