22-vjeçarja me origjinë kosovare shpallet Miss Finlanda 2025

0
59

Në një mbrëmje glamuroze të mbajtur në qytetin Espoo, u kurorëzua fituesja e spektaklit të bukurisë “Miss Finlanda 2025”. Titullin e më të bukurës së Finlandës e fitoi Sarah Dzafce, 22-vjeçare nga Helsinki, e cila ka prejardhje shqiptare nga babai i saj kosovar.

Sarah ka shprehur se origjina e saj multikulturore ka ndikuar thellësisht në formimin e saj si person, duke i dhënë forcë dhe vetëbesim.

“Ka ndihmuar që t’i qasem njerëzve më hapur dhe ta shoh këtë botë nga shumë këndvështrime të ndryshme,” tha ajo pas shpalljes fituese.

Fitorja e saj është pritur me entuziazëm dhe krenari nga komuniteti shqiptar dhe kosovar në Finlandë dhe më gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here