Arda Kurtulan ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë sipas raportimeve nga Turqia. Kjo për shkak se 22-vjeçari do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe do të kufizonte Goztepen.
“Speciale. Arda Okan Kurtulan, i cili vesh fanellën e Goztepës, është ftuar nga përfaqësuesja e Shqipërisë. Gjithsesi, lojtari e ka refuzuar sepse ai do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe po pret për një ftesë të mundshme nga Turqia”, shkruan gazetari i njohur në Turqi, Jagiz Sabunkuglu.
Mesfushori i krahut të djathtë la Maqedoninë për Shqipërinë U-21. Më pas ftesa nga Silvinjo tek ekipi i parë nuk erdhi përgjatë 1 viti ku spikati me Adana Demirspor në Turqi.
E gjithë karriera e tij është e fokusuar pikërisht në Turqi. I lindur në Stamboll, mesa duket Kurtulan pret të ndryshojë sërish përfaqësuese.