Shaqir Totaj takon profesionistët shëndetësorë: Po përfundon pas disa dekadash QKMF-2

0
114

Në tubimin e madh me stafin shëndetësor të Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj ka vlerësuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Stafi shëndetësor i Komunës së Prizrenit është shtylla kurrizore e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë. Kemi qëndruar pranë tyre dhe kemi mbështetur çdo kërkesë që ka pasur për synim ofrimin e shërbimeve më cilësore” – ka deklaruar Totaj.

Ai rikujtoi investimet e bëra gjatë këtij mandati në infrastrukturën shëndetësore:

“Kemi ndërtuar QKMF 2, kemi ndërtuar r përforcuar AMF-të dhe kemi pajisur qendrat mjekësore me autoambulanca, duke rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimeve”.

Totaj theksoi se mbështetja për sektorin shëndetësor do të jetë prioritet edhe në mandatin e ardhshëm:

“Do t’i forcojmë edhe më shumë kapacitetet e Kujdesit Primar Shëndetësor, sepse qytetarët tanë meritojnë shërbime edhe më moderne e efikase”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here