Kandidatja për Komunal të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Dëbora Sallauka, ka deklaruar se prioritet i saj do të jetë fuqizimi i gruas dhe krijimi i një Prizreni më të barabartë e më të zhvilluar, shkruan 04 Online.
Ajo ka premtuar se do të ngrejë zërin për më shumë mundësi punësimi dhe mbështetje për gratë përmes granteve dhe subvencioneve komunale. Sallauka ka theksuar gjithashtu rëndësinë e trajnimeve dhe aftësimeve profesionale për vajzat e reja, që ato të gjejnë të ardhmen në qytetin e tyre.
“Do të angazhohem për kujdes shëndetësor më cilësor dhe më të qasshëm për nënat dhe gratë, si dhe për pjesëmarrjen e tyre në politikë e vendimmarrje, sepse Prizreni ka nevojë për fuqinë dhe mençurinë e tyre”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, fuqizimi i gruas është rruga drejt një Prizreni më të drejtë, më të barabartë dhe më të fortë.