Osmani udhëton për në Danimarkë për samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

0
75

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili këtë edicion do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës dhe do të mbledhë 45 liderë evropianë, përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Presidencës, para fillimit të samitit, Osmani do të pritet nga Lartmadhëritë e tyre, Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës, ndërsa gjatë punimeve do të marrë pjesë në të dy seancat kryesore të këtij edicioni.

“Presidentja po ashtu do të marrë pjesë në tryezën mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat po përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s. Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të samitit, Osmani pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me liderë evropianë pjesëmarrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here