Kurti kërkon mbështetje për Kosovën prej ligjvënësve amerikanë

0
73

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti bëri me dije se prej këtyre takimeve, gjashtë janë nga radhët e Demokratëve dhe katër nga Partia Republikane.

Ai ka thënë se fokus i diskutimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit.

Kurti ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dypartiake për Kosovën në Capitol Hill dhe falënderoi për angazhimin e vazhdueshëm të ligjvënësve amerikanë në raportet me vendin.

Të pranishëm në takime ishin kongresistët Keith Self, Mike Lawler, Jim McGovern, George Latimer, Ritchie Torres dhe Kat Cammack, si dhe senatorët Gary Peters, Jeanne Shaheen, Elissa Slotkin dhe Joni Ernst.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here