Kurtaj – Himaduna: Do ta ngre zërin për shëndetin e fëmijëve dhe shkolla pa çanta të rënda

0
214

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LDK, Ganimete Kurtaj – Himaduna, ka theksuar se një nga prioritetet e saj kryesore do të jetë mbrojtja e shëndetit të fëmijëve në shkolla, shkruan 04 Online.

Ajo ka ngritur shqetësimin se shumë nxënës po detyrohen të mbajnë çanta të rënda e të stërngarkuara, gjë që sipas saj rrezikon seriozisht shëndetin fizik dhe zhvillimin e drejtë të tyre.

“Do të angazhohem që nëpër shkollat tona të krijohen kabinete funksionale, ku librat dhe materialet mësimore të qëndrojnë aty, në mënyrë që fëmijët të mos i bartin përditë me peshë të panevojshme.” ka deklaruar Kurtaj – Himaduna.

Sipas saj, shëndeti i fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve, por mbi të gjitha obligim i institucioneve. “Në asamble do ta ngre zërin e çdo prindi dhe të çdo fëmije, që kjo çështje të marrë zgjidhje urgjente.”, ka shtuar ajo.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=783180768038564&id=100090399421901&rdid=as0xiFkJUSOIzL4l#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here