Kokollari – Tahiri merrë mbështetje të madhe nga banorët e lagjes “2 Korriku”

0
138

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga AAK, Nazife Kokollari – Tahiri, ka shprehur mirënjohjen e saj për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e banorëve të lagjes “2 Korriku” në tubimin e mbajtur sonte në objektin e SHFMU “Lekë Dukagjini”, shkruan 04 Online.

Ajo ka theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këtë aktivitet ishte dëshmi e unitetit dhe vullnetit të fuqishëm për ndryshime pozitive në Prizren.

“Pjesëmarrja, mbështetja dhe besimi juaj janë forca ime më e madhe për të vazhduar rrugën drejt ndryshimeve që të gjithë i dëshirojmë. Ky tubim tregoi unitetin dhe vullnetin e fuqishëm të lagjes sonë për një të ardhme më të mirë.”, ka deklaruar Kokollari – Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here