Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Nezir Çoçaj, ka theksuar se prioritet i tij do të jetë ngritja e cilësisë në arsim dhe mbështetja e edukimit në të gjitha nivelet, shkruan 04 Online.
Ai ka deklaruar se do të angazhohet për fuqizimin e edukimit parashkollor, si publik ashtu edhe privat, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e hershëm të fëmijëve.
“Do të punoj për zhvillimin profesional të mësimdhënësve konform nevojave aktuale dhe për infrastrukturë moderne e bashkëkohore, me laboratorë dhe kabinete funksionale në çdo shkollë,” ka theksuar Çoçaj.
Sipas tij, arsimi i mirëfilltë dhe cilësor është baza e një të ardhmeje më të zhvilluar për Prizrenin.