Berisha: Arsimi do të jetë prioriteti ynë në Prizren

0
86

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, ka theksuar se një nga prioritetet kryesore të programit të tij qeverisës është arsimi, shkruan 04 Online.

Ai premton rritje të buxhetit komunal për këtë sektor dhe menaxhim më transparent të fondeve. Po ashtu, Berisha ka paralajmëruar renovimin e shkollave të vjetra dhe ndërtimin e objekteve të reja, aty ku ka mungesë, përfshirë edhe terrene sportive multifunksionale.

Një tjetër zotim i tij është sigurimi i transportit falas për nxënësit nga fshatrat që ndjekin mësimin në qytet, si dhe krijimi i kushteve bazë si ngrohje, ndriçim, ujë e higjienë nëpër shkolla.

Berisha ka theksuar edhe rëndësinë e investimeve në ambiente të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke garantuar kushte më të barabarta për të gjithë nxënësit.

Postimi i plotë i Zafir Berishës

Për Prizrenin, me arsim cilësor!

Rritje e buxhetit komunal për arsim si dhe menaxhimi më i mirë dhe më transparent i fondeve për arsim.

Renovimi i shkollave të vjetra dhe ndërtimi i objekteve të reja ku ka mungesë si dhe terene sportive multifunksionale.

Udhërimi pa pages për nxënsit të cilët udhëtojn nga fshati për ta ndjekur mësimin në qytet.

Sigurimi i ngrohjes, ndriçimit të mirëfilt, ujë dhe kushte bazë higjienike.

Investime në ambiente të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

#voto144

https://www.facebook.com/reel/1178005367718268

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here