Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar disa nga tezgat e Qylhanit në Prizren, shkruan 04 Online.
Gjatë vizitës, ai është ndalur edhe te punimet artizanale të zonjës Merjeme, duke i cilësuar ato si pasuri të çmuara të qytetit.
“Vepra të tilla artizanale meritojnë mbështetje dhe promovim, sepse janë pjesë e identitetit dhe kulturës sonë”, ka theksuar Abrashi.