Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se nëse merr mandatin do të anulojë projektin për qendër tregtare në Bazhdarhane, të cilin e ka paralajmëruar kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Shaqir Totaj, shkruan 04 Online.
Në vend të tij, Abrashi ka paralajmëruar ndërtimin e parkingjeve publike për qytetarët, duke theksuar se Prizreni ka nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo për pazare politike.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Në Bazhdarhane do të anuloj projektin për qendër tregtare që pushteti i Totajt në ikje po përgatit. Në vend të saj, do të ndërtojmë parkingje publike për qytetarët, sepse Prizreni ka nevojë për zgjidhje, jo për pazare.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Prizren