𝐌𝐮ç𝐚𝐣: 𝐃𝐨 𝐭ë 𝐧𝐠𝐫𝐞 𝐳ë𝐫𝐢𝐧 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢𝐯𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭ë 𝐫ë𝐧𝐝𝐚 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞

0
56

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Edon Muçaj, ka theksuar se nëse merr besimin e qytetarëve për një ulëse në kuvend, prioritet i tij do të jetë mirëqenia sociale, shkruan 04 Online.

Muçaj ka thënë se do të ngre zërin për ndërtimin e shtëpive të reja për familjet me kushte të rënda ekonomike, funksionalizimin e Qendrës për qëndrim ditor të pensionistëve, subvencionimin e biletave të transportit për pensionistët, funksionalizimin e “Pakos Baby Box” për fëmijët e porsalindur dhe shtimin e pakove sociale për fëmijët në nevojë.

Ai theksoi se këto iniciativa janë të domosdoshme për një Prizren më solidar dhe me më shumë kujdes për kategoritë në nevojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here