Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, ka prezantuar vizionin e tij për tregjet e qytetit, shkruan 04 Online.
Ai premton menaxhim më të mirë të tregjeve, duke siguruar pastërti, mbikëqyrje të çmimeve dhe mbrojtje të konsumatorit.
Po ashtu, Berisha synon promovimin e produkteve vendore, duke i dhënë tregtarëve lokal mundësinë të shesin në tregje moderne.
Postimi i plotë i Zafir Berishës
Për Prizrenin me tregje moderne!
Menaxhim më i mirë i tregjeve në Prizren, që të jenë të pastra, me mbikëqyrje për çmime dhe mbrojtje të konsumatorit.
Promovim i produkteve vendore, që tregtarët lokal të kenë akses në tregjet moderne.