Shishko: Me LDK në pushtet do të ndërtohet qendra sportive me standarde të FIBA

0
73

Kandidatja për Kuvendin e Prizrenit nga LDK, Ajlin Shishko, së bashku me kryetarin Driton Selmanaj, vizituan Klubin e Bashkimit, ku u pritën nga kryesia dhe drejtori, Kushtrim Kabashi, shkruan 04 Online.

Gjatë takimit u diskutua për projektin e madh të qendrës sportive me standarde FIBA, që ka për qëllim të ofrojë kushte moderne për lojtarët, si dhe për arritjet e klubit dhe ndeshjen e fundit, që bëri krenar komunitetin sportiv të Prizrenit.

Postimi i plotë i Ajlin Shishko

Sot, së bashku me kryetarin Driton Selmanaj, vizituam Klubin e Bashkimit, ku na pritën kryesia e klubit dhe drejtori, z. Kushtrim Kabashi.

Gjatë takimit biseduam për projektin e madh të qendrës sportive me standarde FIBA, që synojmë ta ndërtojmë për të ofruar kushte moderne për lojtarët tanë.

Diskutuam gjithashtu edhe për arritjet e klubit dhe ndeshjen e fundit, e cila na bëri të gjithëve krenarë.

Falënderojmë për mikpritjen dhe përkushtimin që po tregojnë për të forcuar klubin dhe sportin tonë.

#dritonselmanaj113✅

#PrizreniPertej

#ajlini3✅

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here