Selmani: Do të jem zëri i qytetarëve për një Prizren të zhvilluar dhe perspektivë për të gjithë

0
123

Samir Selmani, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga AAK, thekson se angazhimi në asamble nuk është vetëm një detyrë, por zotim dhe përgjegjësi për secilin qytetar dhe çdo projekt që zhvillon qytetin, fshatin dhe komunën në përgjithësi.

Ai premton se do të jetë një zë i qytetarëve pavarësisht partive, duke punuar bashkërisht për një komunë të zhvilluar, me ndryshime pozitive dhe perspektivë për të gjithë. Prioritet i tij është mirëqenia e qytetarëve, përmirësimi i jetës dhe mbështetja e rinisë, si shpresa e ardhshme e Prizrenit dhe e vendit.

Selmani thekson rëndësinë e dashurisë për qytetin, historinë dhe trimat e tij, duke synuar të bëjë nga Prizreni një vend të mrekullueshëm për turizëm dhe zhvillim ekonomik. Ai premton përkushtim natë e ditë për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të mbështetur bizneset, ekonominë dhe progresin e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here