Selmanaj premton mbështetje për bizneset e vogla në Prizren

0
103

Driton Selmanaj, kandidat për kryetar të Prizrenit nga LDK, vizitoi bizneset e vogla në zemër të qytetit, nga punimet artizanale e veshjet kombëtare deri te argjendaritë, butikët dhe dyqanet tradicionale, shkruan 04 Online.

Ai tha se këto biznese janë dëshmi e punës së ndershme dhe traditës së qytetarëve, duke theksuar se mbështetja për to do të jetë prioritet në vizionin e tij për zhvillimin e Prizrenit, rritjen e punësimit dhe fuqizimin e ekonomisë lokale.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Sot pata kënaqësinë dhe nderin të vizitoj bizneset që rrahin në zemër të Prizrenit, aty ku gjallërohet shpirti i qytetit. 🧡

Nga punimet artizanale e veprat e dorës plot mjeshtëri, te dyqanet me veshje kombëtare që mbajnë gjallë traditën, nga argjendaritë dhe dyqanet e arit që ndriçojnë trashëgiminë tonë, deri te butikët për fëmijë e të rritur, optikat dhe dyqanet me pije tradicionale – secili prej tyre është dëshmi e punës së ndershme, pasionit dhe përkushtimit të qytetarëve tanë.

Në këto takime, ndava me ta vizionin tim për Prizrenin dhe hapat konkretë që synoj të ndërmarr për t’i mbështetur bizneset e vogla. Unë e shoh çdo dyqan, çdo punëtori dhe çdo sipërmarrje si pjesë të një mozaiku që jo vetëm forcon ekonominë lokale, por edhe e bën qytetin tonë më të gjallë, më dinamik dhe më tërheqës.

Besoj fuqishëm se e ardhmja e Prizrenit ndërtohet mbi forcimin e bizneseve të tij. Këto biznese janë gurë të çmuar në themelet e zhvillimit tonë – me punën e tyre hapen mundësi për të rinjtë, rritet punësimi dhe qyteti fiton energji të re për të lulëzuar me krenari. Së bashku, do ta bëjmë Prizrenin një qytet ku tradita, puna e ndershme dhe shpresa për të ardhmen ecin krah për krah.

Më shumë rreth programit tim dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund ta gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here