Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj, vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke e quajtur atë vendin ku ruhet kujtesa, sakrifica dhe krenaria më e madhe e kombit, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se liria nuk u fitua lehtë, por me gjak dhe qëndresë, dhe se nderimi i vërtetë për veteranët bëhet duke ndërtuar një Prizren më të drejtë, më të fortë dhe me më shumë mundësi për të rinjtë.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Sot pata nderin të vizitoj Organizatën e Veteranëve të Luftës – vendin ku ruhet kujtesa, sakrifica dhe krenaria më e madhe e kombit tonë.
Çdo bisedë aty është një dëshmi e gjallë se liria që gëzojmë sot nuk u fitua lehtë: ajo u soll me gjak, me qëndresë dhe me dashuri të pakushtëzuar për atdheun.
Por nderimi i vërtetë për veteranët nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë. Ai matet në vepra: duke ndërtuar një Prizren dhe një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më dinjitoze për të gjithë. Ata na treguan rrugën me guximin e tyre; tani është përgjegjësia jonë që këtë rrugë ta vazhdojmë me punë, përkushtim dhe vizion për të ardhmen.
Takimi me ta më rikujtoi se çdo hap që hedhim sot duhet të ketë një qëllim të madh: të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë, të ndërtojmë një shoqëri ku sundon drejtësia dhe solidariteti, dhe të bëjmë që sakrifica e veteranëve të mos mbetet vetëm kujtim, por të shndërrohet në themelin mbi të cilin ngrihet një e ardhme e fortë, krenare dhe e pavarur.
Më shumë rreth programit tim dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund ta gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj