Kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga LVV, Edon Muçaj, ka prezantuar prioritetet e tij kryesore në fushën e arsimit, duke theksuar se si kuvendar do të jetë zëri i të rinjve dhe i komunitetit arsimor në qytet, shkruan 04 Online.
Ai ka premtuar se do të ngre zërin në Kuvend për ndërtimin e çerdheve të reja, përfshirë një në lagjen Arbanë, si dhe pajisjen e çerdheve ekzistuese me lodra sipas standardeve evropiane. Përveç kësaj, Muçaj ka thënë se do të ngre zërin edhe për rikthimin e shujtave në shkolla fillore, organizimin e aktiviteteve edukative me lojëra robotike dhe origami, si dhe subvencionimin e transportit për nxënësit e shkollave të mesme.
Postimi i plotë i Edon Muçaj
Prioritetet në arsim për të cilat do të angazhohem nëse marr besimin tuaj!
Ndërtimi i çerdheve të reja në Komunën e Prizrenit – 1 në Arbanë
Blerja e lodrave sipas standardeve evropiane për çerdhet ekzistuese
Rikthimi i shujtave në shkolla fillore
Aktivitetet me lojëra robotike dhe origami
Subvencionim i biletës së transportit për nxënësit e shkollave të mesme
Sigurimi i shkollave i mbuluar nga Komuna
Memorandum bashkëpunimi me Shoqata të ndryshme (p.sh. me Shoqatën e Distributorëve Farmaceutik të Kosovës) për praktikën profesionale në Depo Farmaceutike apo institucione shëndetësore
Maturantët e shkëlqyer – udhëtim në Evropë si dhuratë për sukseset e tyre
Bursa studimore për studentët që ndjekin studimet e tyre brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës