Kurti takohet me Torresin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE

0
83

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar kongresistin Ritchie Torrres.

Kurti e ka cilësuar Torresin si një zë të fuqishëm të mbështetjes së Kosovës, ndërsa tha se kanë diskutuar për anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Kënaqësi të takohem me kongresistin, një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Diskutuam për synimet tona për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, sektorin premtues të teknologjisë në vend, si dhe investimet e ardhshme infrastrukturore, ndër të tjera”, shkroi Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here