Krasniqi premton barnatore për pensionistët dhe shërbime shëndetësore në shtëpi

0
84

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga AAK, Besnik Krasniqi, ka prezantuar programin e tij për pensionistët, duke theksuar se kjo kategori është “brezi ynë i fortë” dhe meriton respekt e mbështetje të vazhdueshme, shkruan 04 Online.

Krasniqi gjatë një takimi me pensionistët ka premtuar krijimin e Barnatores së Pensionistëve, me furnizim të barnave falas dhe subvencionim të vazhdueshëm, si dhe ofrimin e konsulencës aktive, duke përfshirë ekspertizën e tyre të pasur në vendimmarrje.

Për më tepër, ai planifikon të ofrojë shërbim shëndetësor ambulantiv në shtëpi, duke siguruar kujdes të drejtpërdrejtë për pensionistët aty ku kanë më shumë nevojë.

Postimi i plotë i Besnik Krasniqit

Pensionistët – brezi ynë i fortë!

Ne do të kujdesemi për ta, ashtu siç ata dikur u kujdesën për ne.

✅Barnatorja e Pensionistëve – furnizim me barna falas dhe subvencionim të vazhdueshëm.

✅ Konsulencë aktive – përfshirja e ekspertizës së tyre të pasur në vendimmarrje.

✅ Shërbim shëndetësor ambulantiv në shtëpi – kujdes i drejtpërdrejtë për ta, aty ku kanë më shumë nevojë.

Sepse respekti për gjeneratën që sakrifikoi për ne është garanci për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

#Besnikohu✅174

https://www.facebook.com/reel/803622965749221

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here