Bajram Kastrati, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK, thekson rëndësinë e përmirësimit të kushteve në shkolla dhe institucione kulturore e sportive, shkruan 04 Online.
Ai njofton për përfundimin e procesit të pronës në Arbanë, që mundëson ndërtimin e çerdhes dhe objektit të ri të shkollës “Ibrahim Fehmiu”, duke siguruar kushte më të mira për fëmijët dhe të ardhmen e arsimit publik.
Postimi i plotë i Bajram Kastratit
Kujdesi për arsimin dhe institucionet edukative, kulturore dhe sportive.
Kam ndjekur me kujdes punën dhe nevojat e shkollës “Ibrahim Fehmiu” dhe të institucioneve të tjera arsimore, duke kërkuar vazhdimisht përmirësime në kushte dhe shërbime më cilësore.
Procesimi i çështjes së pronës, i iniciuar nga ne, tashmë ka marrë epilog dhe do kthehet në pronësi të Komunës, me ç’rast, në Arbanë hapet rruga për ndërtimin e çerdhes dhe objektit të ri të shkollës.
Kjo nënkupton kushte shumë më të mira teknike e pedagogjike për fëmijët tanë, hap ky, i rëndësishëm për të ardhmen e arsimit publik.
Takimet e rregullta me institucionet edukative, kulturore dhe sportive, si dhe angazhimi i zgjidhjes së secilit projekt ku fokusi është gjithmonë në interes të përgjithshëm, do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
113 LDK
9 Bajram Kastrati