Kabashi: Me LDK-në në pushtet QMF-të do të punojnë me dy ndërrime dhe shërbime të reja për qytetarët

0
118

Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK, ka theksuar se shëndetësia në komunë po përballet me mungesë të menaxhimit, shkruan 04 Online.

Ai premtoi se në Kuvend do të kërkojë funksionalizimin e plotë të QMF-ve dhe AMF-ve, punë me dy ndërrime, shtim të shërbimeve laboratorike dhe shëndetit oral, si dhe orar 24 orësh për qendrat rajonale në Romajë, Gjonaj, Zhur, Reçan, Korishë e Piranë.

Postimi i plotë i Fejzë Kabashit

Funksionalizimi i QMF-ve dhe AMF-ve

Më habitë tej mase mosdija menaxheriale e shëndetësisë në komunën e Prizrenit.

Le t’i japim fund, le t’a sjellim modelin më të mirë shëndetësor në vendin tonë.

Dë t’kërkoj në kuvendin komunal me këmbëngulje që të gjitha QMF-të e komunës tonë të punojnë me dy ndërrime dhe shtimin e shërbimeve të reja siç përshembull janë ato laboratorike në të gjitha QMF-të; njëherit, të gjitha të ofrojnë shërbime të shëndetit oral për çdo ditë, e të tjera.

Gjithashtu, punë 24 orë për qendrat e mjekësisë familjare rajonale si në: Romajë, Gjonaj, Zhur, Reçan, Korishë e Piranë, siç njëkohësisht do të kërkoj që të gjitha AMF-të në lagje e fshatra të funksionalizohen dhe të punojnë me orar të rregullt çdo ditë pune.

Andaj, të dashur qytetarë, më 12 tetor, votoni LDK 1️⃣1️⃣3️⃣✔️ me kryetar Driton Selmanaj dhe mua për kuvendar në listën e LDK-së me numër 2️⃣0️⃣✔️.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10214090066922704&id=1743337556&rdid=x9sY5dGx2hPn5Pi9#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here