Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit nga LVV, së bashku me ministren Rozeta Hajdari vizituan disa biznese në qytet, duke theksuar nevojën për mbështetje nga pushteti lokal, shkruan 04 Online.
Prioritet i tij mbetet përmirësimi i infrastrukturës për bizneset dhe sigurimi i kushteve që ato të operojnë me sukses.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, vizituam Ariatech, Daystar, Per7i, Sempro dhe Fringo AL Socks.
Bizneset në Prizren kanë nevojë për mbështetje nga pushteti lokal për të operuar me sukses. Prioriteti ynë është infrastruktura për biznese aty ku varet nga komuna, mbështetja nuk do të mungojë.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Prizren