Abrashi takon tenistët prizrenas dhe KB “Junior 06”, premton mbështetje

0
78

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar takime me tenistët prizrenas dhe basketbollistët e KB “Junior 06”, bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, shkruan 04 Online.

Abrashi theksoi se sporti është forcë që bashkon, edukon dhe krijon mundësi për gjeneratat e reja, duke falënderuar trajnerët, sportistët dhe përkrahësit për kontributin e tyre.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Patëm kënaqësinë të jemi me sportistë, fillimisht me tenistët prizrenas dhe më pas me basketbollistët e talentuar të KB Junior 06. Energjia, përkushtimi dhe pasioni i tyre na frymëzojnë të gjithëve dhe na bëjnë të besojmë edhe më shumë në të ardhmen e ndritur të sportit në qytetin tonë.

Në këto takime, së bashku me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ku folëm për vizionin tonë të përbashkët për zhvillimin e sportit dhe krijimin e mundësive më të mëdha për të rinjtë.

Sporti është forcë që bashkon, edukon dhe hap rrugë të reja për gjeneratat e ardhshme. Falënderim i veçantë për të gjithë trajnerët, sportistët dhe përkrahësit e këtij rrugëtimi.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Prizren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here