Selmanaj premton sallë moderne, pishinë olimpike dhe fusha tenisi për Prizrenin

0
96

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, gjatë një vizite në KB “Bashkimi” ka prezantuar vizionin e tij për ta kthyer qytetin në zemrën e sportit, shkruan 04 Online.

Ai tha se plani përfshin ndërtimin e një salle moderne për basketboll, hapësira të reja sportive për të rinjtë, një pishinë olimpike dhe katër fusha tenisi.

Sipas tij, këto projekte nuk janë vetëm ndërtime, por investime që zhvillojnë talentet e të rinjve dhe forcojnë krenarinë e komunitetit.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Sporti nuk është vetëm lojë – është pasion, disiplinë dhe frymë bashkimi.🧡

Sot, në klubin legjendar Bashkimi, shpalosëm vizionin tonë për ta kthyer Prizrenin në zemrën e sportit: një sallë moderne ku basketbollistët tanë të ndihen krenarë, hapësira të reja sportive për të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen kampionë, një pishinë olimpike për garë e rekreacion dhe katër fusha tenisi që e hapin qytetin tonë drejt horizonteve të reja.

Këto nuk janë vetëm projekte ndërtimi, por investime që ushqejnë talentin e të rinjve, japin energji të re qytetit dhe e kthejnë krenarinë e komunitetit në forcë të përbashkët.

Më shumë rreth programit tim dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund ta gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here