Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë një takimi me mbështetetësit e tij tha se çdo mbështetje nga qytetarët është energji e re për rrugën e përbashkët drejt fitores, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se takimi në Peqan dëshmoi se fitorja nuk është vetëm qëllim, por një bindje që po rritet çdo ditë në zemrat e qytetarëve.
Postimi i plotë i Bali Muharremaj
Çdo duartrokitje dhe çdo fjalë mbështetjeje, ishte energji e re për rrugën tonë të përbashkët.
Peqani e dëshmoi se fitorja nuk është vetëm qëllim, por është bindje, që po rritet çdo ditë në zemrat e qytetarëve tanë.