Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka zhvilluar një takim me banorët e Lagjes së Trimave, ku u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës, krijimin e hapësirave publike, mbështetjen për të rinjtë dhe zhvillimin ekonomik lokal, shkruan 04 Online.
Ai tha se vizioni i tij është një Prizren modern, i drejtë dhe gjithëpërfshirës, ku çdo lagje dhe çdo qytetar ndien veten pjesë e zhvillimit.
Postimi i plotë i Besnik Krasniqit
Lagjja e Trimave gjithmonë ka qenë simbol i guximit dhe vizionit për të ardhmen. Me banorët e Tusuzit diskutuam hapur për sfidat dhe mundësitë që kemi përpara – nga përmirësimi i infrastrukturës, tek krijimi i hapësirave të reja publike, mbështetja për të rinjtë dhe zhvillimi ekonomik lokal.
Banorët e Tusuzit shprehën gatishmërinë për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve pozitive, duke kontribuar me idetë dhe energjinë e tyre për një Prizren më modern, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës. Vizionin tonë e ndajmë së bashku: një qytet ku çdo lagje, çdo familje dhe çdo individ e ndien veten pjesë të zhvillimit dhe përparimit.
Sepse Prizreni i së nesërmes ndërtohet sot, bashkë me njerëzit e tij.
#besnikohu 174