Kongresisti amerikan: Kosova ka shënuar përparim në zhvillim dhe demokraci

0
66

Kongresisti amerikan, George Latimer, ka folur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Latimer ka shkruar në Facebook se Kosova, si një shtet i ri, ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe se roli i saj si aleat i Amerikës është kyç për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe demokracinë, jo vetëm në rajon, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Kongresisti shtoi se forcimi i lidhjeve midis SHBA-së dhe Kosovës përbën një strategji të rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here