Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka deklaruar se qyteti është lodhur nga premtimet boshe dhe politikanët që kujtohen për qytetarët vetëm gjatë fushatave zgjedhore, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se ekipi i tij ka ndërtuar një plan realist për të ardhmen, duke u zotuar për punë të ndershme, transparencë dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve.
Berisha u bëri thirrje prizrenasve që më 12 tetor t’i japin një mundësi për të sjellë ndryshim pozitiv në qytet.
Postimi i plotë Zafir Berishës
Prizreni është lodhur nga premtimet boshe dhe nga udhëheqësit që kujtohen për qytetarët vetëm në fushatë zgjedhore.
Jemi disa ditë larg një vendimi që mund ta ndryshojë Prizrenin për të mirë.
Kemi dëgjuar hallet e qytetarëve dhe kemi ndërtuar një plan realist për të ardhmen.
Nuk premtojmë mrekulli – premtojmë punë të ndershme, transparencë dhe zë të fuqishëm për secilin prej jush.
Nëse je ende në dyshim, të ftoj të na japësh një mundësi. Një votë për ne është një votë për një qytet që i kthen dinjitetin qytetarit.
Me 12 tetor, vendosim bashkë. Dilni në votim – vendimi për Prizrenin ndyshe është në duart tuaja, voto nr 144.
Zafa