Barcelona ngjitet në krye të La Ligas pas fitores me përmbysje

0
81

Barcelona ka marrë kreun e La Ligas pas një fitoreje të vështirë 2:1, në javën e shtatë të kampionatit spanjoll, shkruan 04 Online.

Mysafirët e Real Sociedadit kaluan fillimisht në epërsi me golin e Odriozolës në minutën e 31-të. Megjithatë, katalonasit reaguan shpejt dhe barazuan shifrat para fundit të pjesës së parë, kur Jules Kounde shënoi me kokë pas një asistimi nga Marcus Rashford (43’).

Heroi i ndeshjes ishte talenti Lamine Yamal, i cili vetëm një minutë pas inkuadrimit bëri një depërtim nga e djathta dhe asistoi për Robert Lewandowskin. Polaku e shënoi golin e fitores me kokë, duke i siguruar Barcelonës tri pikë të arta.

Me këtë triumf, Barcelona ngjitet në krye të tabelës me 19 pikë, një më shumë se Real Madridi. Nga ana tjetër, Real Sociedadi mbetet në pozitën e 17-të me vetëm pesë pikë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here