Artan Abrashi prezanton programin qeverisës “Prizreni365” për katër vitet e ardhshme në Prizren

0
94

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar programin “Prizreni365”, të cilin e quajti zotim për të qenë çdo ditë të vitit në shërbim të qytetarëve, shkruan 04 Online.

Ai tha se programi është rezultat i bisedave me qytetarët dhe ofron përgjigje për të rinjtë, prindërit, të moshuarit, si dhe për qytetin e fshatrat.

Sipas Abrashit, ky vizion synon ta bëjë Prizrenin qytet të zhvillimit, mundësive dhe dinjitetit, ku askush nuk mbetet pas.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Sot prezantuam programin tonë Prizreni365, i cili është zotimi im që çdo ditë e vitit të jetë në shërbim të qytetarëve. Ky program është fryt i bisedave me ju dhe ka përgjigje për të rinjtë, prindërit, të moshuarit, qytetin dhe fshatrat.

Me këtë vizion, Prizreni do të jetë qytet i zhvillimit, i mundësive dhe i dinjitetit, një vend ku askush nuk mbetet pas.

365 ditë në vit, bashkë për Prizrenin!

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Prizren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here