Albian Hajdari është futbollisti i radhës që e zgjedh Kombëtaren e Kosovës.
Futbollisti i ri i Hoffenheimit ka hequr dorë përfundimisht nga mundësia për ta përfaqësuar Zvicrën.
Lajmin e ka bërë te ditur ekskluzivisht mediumi i njohur zviceran “Blick”, përcjell “Gazeta Express”.

Pas Leon Avdullahut, një tjetër yll i ri tek i cili shpresonin Helvetikët, i zgjedh Dardanët.
Mbrojtësi i rritur në Zvicër pritet të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Sllovenisë dhe kundër Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.