Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar fitore të madhe ndaj 5:2 ndaj Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.
Ndeshje e çmendur ishte qysh në pjesën e parë ku pamë të shënuar katër gola.
Mbappe dhe Arda Guler ishin realizatorët e golave për ekipin mysafir. Kurse për atë vendas, në 45 minutëshin e parë, shënuan: Le Normand dhe Sorloth.
Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Atleticos që shënoi edhe tri gola tjerë.
Julian Alvarez shënoi dy herë dhe Griemzann një herë.
Me këtë fitore, Atletico shkon në kuotën e 12 pikëve në pozitën e katërt, kurse Reali mbetet në pozitën e parë me 18 pikë.