Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu herë pas here, shkruan 04 Online.
Reshjet do të jenë më të intensifikuara gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, shpeshherë në formë rrebeshi, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi 10 deri në 32 km/h. Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, duke u lëvizur nga 11 deri në 13°C në orët e mëngjesit, ndërsa ato ditore pritet të arrijnë vetëm nga 11 deri në 17°C./04 Online