Laurent Blanc nuk është më trajner i Al-Ittihad. Francezi u shkarkua zyrtarisht vetëm disa orë pas humbjes 0-2 ndaj Al-Nassr, duke i dhënë fund një periudhe që nisi në korrik 2024 me shumë sukses, shkruan 04 Online.
Blanc fitoi Ligën Saudite dhe Kupën vendore në sezonin e parë, por rezultatet e fundit dhe presioni i madh nga tifozët dhe drejtuesit sollën fundin e parakohshëm të aventurës së tij. Në total, ai drejtoi 46 ndeshje me bilanc: 34 fitore, gjashtë barazime dhe gjashtë humbje.
Përkohësisht, ekipin do ta drejtojnë Hassan Khalifa dhe Iván Carrasco, derisa të gjendet një trajner i ri që përputhet me ambiciet e klubit. Al-Ittihad aktualisht ndodhet tre pikë larg kreut të tabelës dhe pritet të reagojë shpejt për të mbetur në garë për titull./04 Online