Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Fejzë Kabashi, ka theksuar se familjet në nevojë janë harruar për katër vite me radhë, shkruan 04 Online.
Ai ka premtuar se do të ngre zërin në Kuvend për ndërtimin e së paku 120 banesave sociale gjatë mandatit të ardhshëm dhe mbështetje të vazhdueshme për familjet që jetojnë me qera, përfshirë nënat vetushqyese, viktimat e dhunës në familje dhe grupet tjera të cenueshme pa banim të sigurt.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Banesat sociale dhe bonus banimi;
Janë harruar familjet në nevojë për katër vite me radhë.
Në kuvendin komunal do të jem zëri mbështetës i tyre, duke planifikuar kështu ndërtimin e së paku 120 banesave sociale për katër vite.
Gjithashtu, mbështetje të vazhdueshme për familjet që jetojnë me qira, përfshirë edhe nënat vetushqyese, viktimat e dhunës në familje dhe grupe tjera të cënueshme që nuk kanë banim të sigurtë.
Andaj, të dashur qytetarë, më 12 tetor, votoni LDK 1️⃣1️⃣3️⃣ ✔️me kryetar Driton Selmanaj, dhe mua për kuvendar në listën e LDK-së me numër 2️⃣0️⃣✔️