Besnik Krasniqi merr mbështetje të madhe në Velezhë

0
101

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Bashkësisë Lokale Velezhe, shkruan 04 Online.

Ai, së bashku me kandidaten Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini, u zotuan për një Prizren më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar, duke theksuar se kjo përkrahje është një obligim për të punuar me ndershmëri e sinqeritet për ndryshimin që qyteti meriton.

Postimi i plotë i Besnik Krasniqit

Velezha u bashkua me ne për një Prizren të drejtë dhe të zhvilluar!

Sonte, në Bashkësinë Lokale Velezhe, morëm mbështetje të madhe për projektin tonë për një Prizren më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar.

Së bashku me kandidaten e kësaj Bashkësie, Znj. Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini, morëm jo vetëm përkrahjen, por edhe besën e banorëve për një fitore të madhe më 12 Tetor.

Ky është një zotim që na obligon të punojmë edhe më shumë, me ndershmëri dhe sinqeritet, për të sjellë ndryshimin që qyteti ynë e meriton.

🤝 Fitorja është e jona – bashkë për Prizrenin!

#Besnikohu✅ #174

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here