Abrashi takohet me përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së: Kërkesat e tyre të kenë përkujdesjen e merituar

0
76

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se kontributi dhe sakrifica e UÇK-së janë themeli i lirisë dhe krenaria e kombit, duke u angazhuar që vlerat e luftës të ruhen dhe kërkesat e veteranëve të marrin përkujdesjen e duhur.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Pata nderin të takohem me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e UÇK është themeli i lirisë sonë dhe krenaria më e madhe e kombit. Angazhimi ynë është që vlerat e luftës çlirimtare të ruhen e të nderohen, ndërsa kërkesat dhe shqetësimet e tyre të kenë gjithmonë përkujdesjen e merituar.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#UÇK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here