Abrashi premton zhvillim për fshatin Zojz

0
77

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Zojz, ku ka dëgjuar nga afër problemet dhe shqetësimet e tyre, shkruan 04 Online.

Abrashi u zotua se si kryetar i ardhshëm do t’i japë prioritet zgjidhjes së këtyre çështjeve, duke theksuar se Zojzi meriton zhvillimin dhe përparimin që i takon.

Ai ka bërë të ditur se angazhimi i tij do të jetë i drejtpërdrejtë dhe i vazhdueshëm për të siguruar që komunitetet rurale të mos mbeten pas në procesin e zhvillimit të përgjithshëm të Prizrenit.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Në Zojz u takuam me banorët, ku dëgjuam nga afër problemet dhe shqetësimet e tyre. Si kryetar i ardhshëm, jam i vendosur që këto çështje të marrin zgjidhjet e merituara dhe që fshati të ketë zhvillimin që i takon.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Zojz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here