Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, është takuar me Shoqatën e të Verbërve, ku u njoh nga afër me sfidat e tyre, shkruan 04 Online.
Ai u zotua se kjo kategori do të ketë përkrahjen e merituar dhe do të ndihen të barabartë në jetën shoqërore e institucionale të qytetit.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Jemi takuar me Shoqatën e të Verbërve në Prizren, ku dëgjuam nga afër sfidat me të cilat përballen anëtarët e saj. Angazhimi ynë është që kjo kategori të ketë përkrahjen e merituar dhe të ndihen të barabartë në jetën shoqërore e institucionale të qytetit tonë.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje