Abrashi premton mbështetje për bizneset kreative në Prizren

0
87

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për bizneset e vogla kreative në qytet, shkruan 04 Online.

Ai ka marrë shembull punën dhe kreativitetin e Elsa Beqirajt, duke e cilësuar atë si model frymëzues për të rinjtë e Prizrenit. Sipas Abrashit, iniciativa të tilla janë energjia e re që i japin qytetit gjallëri dhe inovacion.

“Bizneset kreative do të kenë mbështetjen tonë të plotë”, u shpreh Abrashi, duke shtuar se zhvillimi i tyre është një hap i rëndësishëm drejt një Prizreni më modern e dinamik.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Elsa Beqiraj, me punën dhe kreativitetin e saj, është model frymëzues për shumë të rinj e të reja. Bizneset e vogla kreative si kjo do të kenë mbështetjen tonë të plotë, sepse janë energjia e re që e bën Prizrenin qytet më të gjallë e më inovativ.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here