Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar Shaqir Palushin, pronarin e kompanisë “Frutex”, një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë.
“Jam i lumtur që përmes kompanive të tij, z. Palushi po kontribuon fuqishëm në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, duke punësuar dhe mbajtur familje prizrenase” – tha kryetari Totaj.
Ai shtoi se “Frutex” sot është lider në punësim edhe në tregjet botërore, një shembull i suksesshëm i ndërmarrësisë që frymëzon qytetarët dhe investitorët lokalë.
Totaj theksoi se bashkëpunimi me sipërmarrësit lokalë është prioritet për qeverisjen e tij, duke synuar rritjen e mundësive për punësim dhe zhvillim ekonomik në të gjithë Komunën e Prizrenit.