Totaj dhe Levent Bush së bashku takojnë bizneset e “Jeni Mahallës” në Prizren

0
93

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga Levent Bushi dhe kandidatët për Kuvend, zhvilloi takime të ngrohta e mikpritëse me bizneset në lagjen “Jeni Mahallë”.

“Kemi qenë gjithmonë pranë bizneseve të qytetit tonë, por në mandatin e dytë mbështetja do të jetë edhe më e madhe, sidomos për bizneset e vogla dhe tradicionale që e bëjnë Prizrenin unik” – tha Kryetari Totaj.

Ai gjithashtu theksoi: “Lagjja Jeni Mahallë do të ketë një transformim të madh me projektin e ri të tregut të gjelbër dhe investimet infrastrukturore që kemi planifikuar. Kjo do të krijojë kushte më të mira për bizneset dhe qytetarët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here