Themeluesi i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, u kërkon qytetarëve ta votojnë numrin 4 nga ky subjekt politik

0
147

Themeluesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Fatmir Kastrati, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet lokale, duke kërkuar votën për numrin 4 në listën e këtij subjekti politik, shkruan 04 Online.

Në një adresim drejtuar qytetarëve, Kastrati kujtoi rrugëtimin dhe punën e përbashkët ndër vite, duke theksuar se beson në guximin, afinitetin dhe përkushtimin e kandidatit që përfaqëson këtë numër.

Postimi i plotë i Fatmir Kastratit

Të dashur miq, me ju që rrugëtuam e punuam bashkë ndër vite! Në këto zgjedhje lokale kërkoj mbështetjen tuaj, për numrin 4 ne listën e Aleancës! Besoj në afinitetin, guximin dhe përkushtimin e tij! Nuk më ka zhgënjyer kurrë, jam i bindur që nuk do të na zhgënjej as tani!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here